Gjilan.AL

G-Lan City

Inteligjenca artificiale do të parashikojë kushtet ekstreme të motit

Nga viti në vit moti na surprizon në çdo çast. Kohët e fundit kanë ndodhur shumë katastrofa duke nisur nga përmbytjet,zjarret,cunami e shumë probleme të tjera që kanë ardhur si pasojë e ndryshimeve klimatike. Google do të bashkëpunojë me inteligjencën artificiale për të paralajmëruar njerëzit mbi motin që do të vijë.

Google do të tregojë se si do të ndryshojë moti,problemet që mund të shkaktojë si dhe mënyra se si mund të shpëtojmë nga katastrofat. Kompania do t’i kushtojë më shumë rëndësi vendeve të prekura edhe më parë nga katastrofat natyrore dhe do të dërgojë më shumë sinjalizime në këto territore.

Inteligjenca artificiale do të parashikojë valën e të nxehtit dhe valën e të ftohti që mund të kaplojë disa vende. Për të patur një informacion të saktë dhe për të shmangur dezinformimin Google do të marrë informacion nga rrjeti global i shëndetit.

Aplikacioni  Environmental Insights Explorer i kompanisë Google do të ketë një opsion shtesë i quajtur Tree Canopy që do të jape pamje të vendeve të prekura nga problematikat e motit. Në këtë formë Google po i jep inteligjencës artificiale një përdorim të veçantë dhe efikas.

/PCWorld Albanian

The post Inteligjenca artificiale do të parashikojë kushtet ekstreme të motit appeared first on PCWorld Albanian.