Gjilan.AL

G-Lan City

Instagram lançon një efekt datëlindjeje për fotot e profilit

Instagram po teston një opsion të ri për të krijuar një efekt i cili do t’iu tregojë të tjerëve se ju keni ditëlindjen. Ky efekt do të jetë i qasshëm vetëm për atë ditë dhe do të vendoset në foton e profilit njëlloj siç ndodh edhe në Facebook.

Arsyeja e krijimit të këtij opsioni është për të zëvendësuar aplikacionin Facebook që dita-ditës po i ulet përdorimi. Kompania Meta që ka në zotërim shumicën e aplikacioneve më në zë po kërkon që të rrisë numrin e opsioneve dhe funksionaliteteve me të cilat mund të tërheqë shumë përdorues.

Instagram vendosi që të verifikojë moshën e çdo personi që kërkon të hapë një llogari në këtë aplikacion për të shmangur përdorimin nga personat e mitur nën moshën 18 vjeç.

Twitter bëri veprimin e kundërt të Instagram duke hequr mundësinë për të kujtuar ditëlindjen në aplikacion. Rrjetet sociale po përdoren akoma më shumë dhe po bëhen pjesë e jetës së përditshme. Instagram është një ndër aplikacionet më të përdorur nga të rinjtë dhe një ndër më të pëlqyerit.

/PCWorld Albanian

The post Instagram lançon një efekt datëlindjeje për fotot e profilit appeared first on PCWorld Albanian.