Gjilan.AL

G-Lan City

Infertiliteti dhe shenjat e para sinjalizuese

Infertiliteti është një koncept që tregon për një paaftësi për të ngelur shtatzënë. Në SHBA, rreth 12 deri në 13 % e grave përballen me infertilitetin. Por, cilat janë shenjat që na tregojnë për këtë gjendje.

“Gjithçka ka të bëj me ciklin menstrual”, thotë Erlich shkruan Mother.ly, transmeton Gazeta Shneta.

Këtu po tregojnë shtatë simptomat menstruale që mund të tregojnë probleme të fertilitetit:

-Simptoma të rëndë të ciklit menstrual
Cikli menstrual varion ndryshe tek gratë. Disa prej juve mund të përballen me një gjendje më të rëndë duke ndërhyr kështu edhe në ditën tuaj.

-Cikli juaj zgjat shumë ditë apo pak ditë
Norma e përgjithshme e gjakderdhjes është nga tre deri në shtatë ditë. Jashtë kësaj norme, sugjerohet të konsultoheni me profesionistin shëndetësorë.

-Akne të rëndë
Aknet mund të jenë një shenjë e problemeve hormonale tek gratë, andaj edhe kjo mund të jetë një sinjalizues për fertilitetin.

-Mungesa e menstruacioneve
Mungesa e menstruacioneve nuk është një shenjë se ju jeni shtatzënë. Të kaloni një muaj pa cikël menstrual është një sinjalizues që të konsultoheni me mjekun tuaj. /Gazeta Shneta/