Gjilan.AL

G-Lan City

Imazhe të Galaxy S23 zbulojnë dizajnin në detaje

Imazhe zyrtare të Galaxy S23 Ultra dhe S23 Plus u publikuan javën e kaluar të smartfonëve që do të debutojnë më 1 Shkurt.

Ato tregojnë vendosjen e kamerave, ngjyrat, dizajnin e flagshipëve të rinj të cilët pritet të jenë në shitje muajin e ardhshëm.

S23 Ultra dhe Plus shfaqen në një kornizë metalike dhe mbulesë prej xhami. Të dy modelet kanë katër ngjyra: zezë, bardhë, jeshile dhe rozë.

Informacionet janë në një linjë me ato të WinFuture ndërsa kësaj here vinë nga një media Holandeze. Do të thotë se të gjitha modelet pritet të kenë të njëjtën skemë ngjyrash.

Versioni Ultra duket me një dizajn më të rrafshët sesa paraardhësi dhe ka pesë sensorë kamerash të pasme. Tre prej tyre janë më të mëdha sesa dy të tjerë duke sugjeruar se janë sensori kryesor, ultra-wide dhe telefoto.

Sipas spekulimeve, Ultra do të ketë kamër kryesore 200-megapiksel, e para për një smartfon Galaxy. Ndërkaq modelet standarde dhe Plus kanë kamera 50-emgapiksel.

Gjithashtu pritet që smartfonët të vinë me çipin Snapdragon 8 Gen 2 globalisht, një ndryshim i Samsung që vitet e kaluara shiste dy variante me çipe Snapdragon dhe Exynos.

Më 1 Shkurt në Galaxy Unpacked presim që Samsung të zbulojë detajet e plota të smartfonëve. /PCWorld Albanian

The post Imazhe të Galaxy S23 zbulojnë dizajnin në detaje appeared first on PCWorld Albanian.