Gjilan.AL

G-Lan City

Hill për Asociacionin: Mund të bëhet këtë vit

Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka dhënë një intervistë të gjatë ku ka folur për një mori çështjesh.

Ndër to ka qenë edhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, për të cilin ai ka thënë në K1 se pret që të themelohet deri në fund të vitit, transmeton KlanKosova.tv.

“Kur fjala është për Asociacionin, mendoj se është e arsyeshme të vendosen afate. Thuhet se është e mundur që të bëhet deri në fund të vitit. Sidoqoftë, nuk jam i sigurt që mund të flasim rreth afateve, por njerëzit duhet të bëjnë diçka për të gjetur zgjidhje”, është shprehur Hill, transmeton KlanKosova.tv.

“Mendoj se është reale që të propozohet që të bëhet këtë vit. Mendoj se ky vit është kyç dhe plani franko-gjerman është pozitiv dhe mund të zbatohet”.

Hill ka thënë se Serbia është afruar me planin e propozuar nga BE dhe është duke performuar mirë në këtë pjesë.

The post Hill për Asociacionin: Mund të bëhet këtë vit appeared first on Klan Kosova.

[#item_full_content]