Gjilan.AL

G-Lan City

Haziri zbulon detaje se si Kosova e pranoi Asociacionin, duke u munduar t’i vë ‘’shkelmin’’ Ahtisaarit

Shumë diskutime e shumë pikëpyetje në opinion publik janë hedhur se si Kosova e pranoi themelimin e Asociacionit në Marrëveshjen e vitit 2013.

E lidhur me tërë këto paqartësi, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka treguar me detaje se si për ta larguar Pakon e Ahtisaarit, Kosova e pranoi Asociacionin.

“Sot ajo që është Pako e Ahtisaarit është Kushtetutë. Në atë kohë, pak a shumë identik kanë qenë pikat e Serbisë për Asociacioni, ata se kanë quajtur në atë kohë me këtë term. Termi Asociacion është marrë nga Konventa Evropiane për qeverisje lokale si term, ne e kemi pranuar atë term sepse është konventë për qeverisje lokale si term. Pse ne e kemi largu? Ne kemi arrit që aneksin tre me largu si ta panevojshëm, pa qëndrueshëm kërkesën me themelu Asociacion në Kosovë, kemi faktu kemi thënë se nuk mundemi. Kompromisi jonë ka qenë që për ta larguar Ahtisaarin nga dokumenti, themelimi në atë kohë i Asociacionit detyrat asimetrike për arsim shëndetësi dhe themelimin e tre komunave që e kemi bërë në juglindje se ka pas më shumë banorë dhe më këtë kemi largu lidhjet territoriale të komunave serbe mes Kosovës.”, tha ai.

Haziri ka sqaruar në detaje, se si serbët i kërkonin 21 komuna të reja në Kosovë, që udhëhiqeshin ndaras nga pushteti qendror i Kosovës.

“Sepse ka pas propozim me bë komuna Vushtrri, Obiliq, dy në fushë Kosovë, tri në Prizren e në juglindje. Serbia ka pas 21 propozime për komuna të reja në Kosovë, me lidhje territorial. Ne kemi arrit me faktu që arsim shëndetësi, po pajtohemi që shërbimet më i dërgu më afër. Për veri, spitali ofron shërbime, universiteti arsim. Dhe një spital në Shtërpcë për juglindje, që s’u bë kurrë. Tani nuk ka ndodh asgjë, se universiteti s’ka avancuar edhe spitali ka mbetë në gjendjen e njëjtë.”, deklaroi ai.

Kosova dhe Serbia kanë arritur Marrëveshjen për Asociacionin në vitin 2013, ndërsa dy vjet më vonë janë dakorduar për parimet e tij.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës në atë kohë, ka konstatuar se disa parime nuk janë në frymën e Kushtetutës, por ka thënë se nëse ato përshtaten, Asociacioni mund të formohet.

Për detaje më shumë se çka përfshinte marrëveshja e atëhershme, shikojeni debatin në videot e më poshtme. /Bota Sot/