Gjilan.AL

G-Lan City

Hapet në Gjilan shkolla suedeze e IT-së

Beetroot Academy është shkollë profesionale Suedeze-Ukrainase e IT-së e cila po hap dyert edhe në Gjilan. Kjo shkollë ofron kurse profesionale për të gjithë ata që duan të zhvillojnë një karrierë në këtë fushë. Ceremonia zyrtare e hapjes së Beetroot Academy në Gjilan do të mbahet me datë 10 maj (të mërkurën) prej orës 11:00 në Amfiteatrin e Shtëpisë së Rinisë/Socal Hub Gjilan. E pasur me një kurrikulë ndërkombëtare të unifikuar me akademinë partnere ne Suedi, dhe me storie të shumta suksesi në Suedi, Ukrainë, Rumani e Moldavi ku së shpejti pritet zgjerimi edhe në vendet tjera si Gjeorgji e Bullgari, Beetroot Academy ka dëshmuar bindshëm suksesin e saj edhe në Prishtinë, ku gjendet tash e tri vite. Misioni i Beetroot Academy në Kosovë është konkretizuar në fokusin e veçantë te kurrikula dhe programi mësimor. Kjo kurrikulë është dëshmuar si një ndër kurrikulat më të suksesshme në këtë fushë, me 70% të të diplomuarve të punësuar, në periudhë kohore prej 6 muaj pas diplomimit.

Programet që kjo shkollë ofron janë të përpiluara me kujdes nga ekspertë të fushës të cilët si synim kanë përshtatjen ndaj kërkesave të vazhdueshme në tregun e punës. Kërkesa në treg për profesionin e IT-së është aq e madhe saqë e vështirëson plotësimin e vendeve të punës me njerëz profesionistë. Duke e ditur këtë nevojë të tregut dhe faktin se kompanitë e ndryshme në Kosovë vetëm sa po i rrisin kërkesat e tyre për punëtorë, Beetroot Academy ofron mundësi të reja që të rinjtë të punësohen dhe të zhvillojnë profesionet e tyre, prandaj studentët e suksesshëm pas trajnimit do të kenë mundësi për punë praktike në kompani të ndryshme në sektorin e IT-së si në Kosovë, ashtu edhe në kompanitë e vendeve të tjera në Evropë e Amerikë. Kurset që fillimisht ofrohen në Beetroot Academy në Gjilan janë:

Front-End Development

Advanced JavaScript

Node.js

Të gjitha kurset janë të strukturuara përmes sistemit LMS (Learning Management System) ku të gjithë studentët kanë qasje në materialet e kursit, videot, testet, burimet, etj. Regjistrohu tani dhe testo njohuritë e tua ne fushën e IT-Së online në https://xk.beetroot.academy/ /Kryelajmi/