Gjilan.AL

G-Lan City

Hajrulla Çeku në vizitë te klubet gjilanase, merr fanellë të personalizuar nga FC Drita

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka qëndruar gjatë ditës së sotme në qytetin e Gjilanit, ku është pritur nga kryetari i komunës, Alban Hyseni.

E gjatë vizitës në këtë qytet, Çeku ka vizituar klubet sportive nga qyteti i Gjilanit.

Drita Fc ka pritur në zyrat e saja ministrin Çeku ku i kanë dhuruar edhe një fanellë të personalizuar.

Qëllimi i vizitës së Çekut në klubet gjilanase ishte për t’u njoftuar nga afër me kushtet e punës dhe kushtet infrastrukturore.

Njoftimi i plotë nga FC Drita:

Ministri Hajrulla ÇEKU viziton klubin tonë FC DRITA

Ministri i Kulturës, Rinisë e Sportit, Hajrulla Çeku, kryetari i komunës Alban Hyseni dhe deputetja Arbëreshë Kryeziu – Hyseni vizituan sot klubin tonë ku u pritën nga kryesia dhe i gjithë stafi i shkollës sonë FC DRITA.

Vizita e ministrit Çeku pati për qëllim për t’u njoftuar nga afër me kushtet e punës dhe kushtet infrastrukturore në të cilat punojnë klubet.

Drejtori Sportiv, z.Valon Zymberi njoftoi për mënyrën e funksionimit të klubit dhe kushtet infrastrukturore të punës në të cilat gjendet klubi jonë.

Drejtori Gjeneral, z.Feti Murseli e falënderoi ministrin Çeku për përkushtimin në avancimin e sportit në përgjithësi dhe të futbollit në veçanti dhe në shenjë respekti i dha ministrit fanellën me numër 1 si simbolikë e numrit një të udhëheqësit të ministrisë.

FC DRITA falënderon ministrin Çeku për vizitën dhe i dëshiron suksese në punën e tij. /Gazeta Olle/