Gjilan.AL

G-Lan City

Hadergjonaj dhe Dresevic realizojnë, dueli mes tyre përfundon pa fitues

Kasimpasa ka barazuar 2-2 me Karagumruk në kuadër të javës së 19-të në Superligën e Turqisë.

Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi Florent Hadërgjonaj në minutën e 30-të, duke u treguar i saktë nga penalltia, derisa ishte special, pasi ishte paraqitja e tij e 100-të në fanellën e Kasimpasas.

Por, shifrat në 1-1 i barazoi lojtari tjetër i Kosovës, Ibrahim Dresevic, kur pranoi një asistim nga Ricci në minutën e 51-të.

Fabio Borini i përmbysi shifrat në 2-1, dhjetë minuta më vonë, për të kaluar në epërsi Karagumrukun.

Por, për t’ia dhënë një pikë Kasmpasas, u përkujdes Stephane Bahoken  që realizoi në minutën e 90+10-të, për rezultatin final 2-2.

Ky ishte goli i tretë i Hadërgjonajt, ndërsa ka edhe një asistim, derisa për Dresevic ky ishte goli i parë deri më tani në këtë edicion.