Gjilan.AL

G-Lan City

Gropa e hapur nga kompania e Bajram Hasanit nuk u mbyll kurrë, Komuna as nuk veproi e as nuk e ndëshkoi kompaninë

Ish ministri Bajram Hasani e kishte hapur një kanal të gjatë për një kabllo të rrymës që ishte në interes të tij personal. Edhe pse kishte premtuar se gjendjen do e kthejë në situatën e mëparshme që nga korriku i vitit 2022 gropa e hapur ende nuk është mbyllur. Drejtoria e shërbimeve publike edhe pse kishte premtuar se situata do të kthehej në gjendjen e njëjtë, kjo nuk ka ndodhur, ndërsa kompania as nuk është dënuar e as nuk e ka kryer punën.

Një gropë në zemër të qytetit e hapur nga kompania e ish ministrit Bajram Hasani po shkakton nervozizëm tek vozitësit e sidomos banorët dhe bizneset e afërta.

Në korrik të vitit 2022 ish ministri Bajram Hasani që sipas komunës kishte “leje”, për ta shkatërruar parkun e qytetit, hapi një kanal të gjatë për të instaluar një kabllo të rrymës që duhej të kalonte nëpër zemrën e parkut të qytetit për ta dërguar tek ndërtesa e tij kolektive.

Atë kohë drejtori i shërbimeve publike Mentor Mihovci pati deklaruar se kompania që po kryen punimet është e pajisur me leje

Mentor Mihovci për rajonipress pati deklaruar se kërkesa është bërë nga Bajram Hasani të cilin as që e kam njohur. “E di që inxhinierët e tij kanë ofruar arsyetime të forta dhe unë s`kam pasur qare pa i dhënë qasje dhe leje” ishte shprehur Mihovci.

Mihovci gjithashtu ka thënë se kompania është zotuar se do ta kthej gjendjen në normalitet, ndërsa ende pjesa e rrugës ku është shkatërruar, dhe prerë asfalti nuk është rregulluar.

Banorët e zonës që jetojnë afër parkut patën shprehur shqetësimin e tyre për parkun shkatërruar dhe për rrugën e asfaltuar që po dëmtohej.

“As në kohën e Serbisë nuk kishte me ndodhur kjo pamje e shëmtuar që i ndodhi parkut të qytetit dhe rrugës që është prerë asfalti” ishte shprehur Zijadini një banor i qendrës së qytetit. /rajonipress/