Gjilan.AL

G-Lan City

Google dhe Nvidia shprehin shqetësim për blerjen e Activision nga Microsoft

Google dhe Nvidia shprehën shqetësimet e tyre pranë Komisionit Federal Tregtar në SHBA në lidhje me blerjen e Activision-Blizzard nga Microsoft duke hedhur më tepër benzinë zjarrit pasi autoritetet Amerikane kanë vënë prej disa muajsh në shënjestër marrëveshjen 69 miliardë dollarë.

Kompanitë ju bashkuan Sony duke ngritur shqetësimet e tyre në lidhje me transaksionin që FTC kërkoi bllokimin në Dhjetor. Komisioni argumenton se marrëveshja do të cenonte konkurrencën në industrinë e video lojërave dhe një gjyq pritet të zhvillohet në Gusht. Secila prej kompanive do të thirret për të dëshmuar në gjyqin e FTC.

Google dhe Nvidia ofruan informacione që mbështetin shqetësimin kryesor të FTC, se Microsoft do të kishte një avantazh të padrejtë në industrinë mobile, cloud dhe abonimeve gaming.

Në vërejtjet e saj, Nvidia bëri thirrje për akses të barbartë dhe të hapur në titujt e lojërave por nuk e kundërshtoi në mënyrë të drejtpërdrejtë blerjen.

Microsoft njoftoi blerjen e Activision një vit më parë me synimin për të shtuar titujt si Call of Duty dhe World of Warcraft në një biznes që përfshin konsolat Xbox, titujt Halo dhe Minecraft. Por rregullatorët tremben se Microsoft mund ta bëjë më të vështirë për platformat rivale të kenë akses në titujt më popullor të Activision.

Aksionet e Activision ranë në nivelet më të ulëta prej 76.75 dollarë nga 95 dollarë që Microsoft ka paguar duke sugjeruar se investitorët gjenden përballë sfidës së mbylljes së marrëveshjes sa më parë.

Nvidia dhe Google janë që të dy forca madhore në industri. Nvidia udhëheq tregun për kartat grafike dhe së fund operon shërbimin e ri streaming të video lojërave GeForce Now. Google konkurron me Microsoft në shërbimet cloud dhe ofroi gjithashtu një shërbim të ngjashëm me GeForce Now quajtur Stadia por që u mbyllë këtë vit.

Sistemi operativ Android i Google gjithashtu është një pjesë qendrore e jetëve të miliona njerëzve që luajnë video lojëra. Sony, konsola e të cilës konkurron me Microsoft Xbox, ka argumentuar më herët se marrëveshja është anti-konkurruese.

Microsoft ka thënë se është i hapur për të adresuar shqetësimet lidhur me marrëveshjen. Arriti një pakt 10-vjeçar me Nintendo për të ofruar Call of Duty në konsolat e kompanisë dhe premtuar të lançojë versione të lojës në platformën Steam të Valve.

“Jemi të përgatitur të adresojmë çdo problem të ngritur nga rregullatorët dhe konkurrentët në mënyrë që marrëveshja të ketë bekimin e të gjithëve,” tha përfaqësuesi i kompanisë David Cuddy. “Ne duam që njerëzit të kenë më shumë akses në lojëra, jo më pak.”

Ende argumenti se Microsoft mund të krijojë përmbajtje eksluzive për Xbox Game Pass, që aktualisht udhëheq tregun për numrin e abonimeve, është dominues. Në mbrojtje, Microsoft ka thënë se rregullatorët po i japin peshë të madh shqetësimeve të ngritura nga Sony. Për më tepër Sony ka paditur marrëveshjen pranë autoriteteve Braziliane dhe Britanike duke thënë se dëmton konkurrencën dhe i jep Microsoft pushtet të madh mbi industrinë e re në ngritje të cloud gaming.

Microsoft ka thënë se shqetësimet e Sony janë egoiste dhe mbivlerësojnë rëndësinë e katalogut të Activision. Gjiganti i softuerit ka qenë i gatshëm të bëjë lëshime. I ofroi Sony 10 vite marrëveshje duke i dhënë konsolës PlayStation akses në Call of Duty.

Google Stadia tregoi mësë miri sfidat në cloud gaming. U lançua në 2019-ën me përmbajtje origjinale dhe kompania punësoi qindra zhvillues për të punuar në projekt. Por Stadia nuk fitoi asnjëherë gamerat dhe në Shtator Google tha se Stadia do të tërhiqet më 18 Janar.

Nvidia nga ana tjetër hapi shërbimin GeForce Now për publikun në 2020-ën, duke ofruar akses në harduer gaming të segmentit të lartë përmes internetit. Kompania lejon përdoruesit të luajnë titujt që i kanë në pronësi nga serverët e saj.

Në Gusht, Nvidia kishte 20 milionë abonentë. Së fundi shtoi 1,400 titujt duke lejuar konsumatorët të përdorin pajisje bazike si Chromebook.

Por Microsoft Xbox Game Pass, që përfshin edhe cloud gaming, mbetet shërbimi lider me 25 milionë abonentë. Kjo sepse studiot e Microsoft ofrojnë akses direkt në përmbajtje. Përfshirja e Activision do ta bënte shërbimin akoma më joshës. /PCWorld Albanian

The post Google dhe Nvidia shprehin shqetësim për blerjen e Activision nga Microsoft appeared first on PCWorld Albanian.