Gjilan.AL

G-Lan City

Gjysmëmaratona e Gjilanit këtë vit do të jetë ndërkombëtare

Këtë vit në Gjysmëmaratonën e Gjilanit pritet të marrin pjesë numër më i madh i atletëve, ngase kjo gjysmëmaratonë është pranuar në Organizatën Kryesore të Maratonave në Botë “World’s Marathons”, në të cilën pjesë e këtij grupimi janë mbi 80 mijë Maratona dhe gjysmëmaratona nga mbarë bota.

“Maratona e Gjilanit këtë vit do të mbahet më 30 Prill 2023 duke filluar nga ora 11:00, ndërsa Starti do të jetë nga fshati Zhegër, vazhdon në drejtim të Gjilanit dhe kthimi prapë në Zhegër.

Ky aktivitet i kushtohet 60- vjetorit të lindjes së heroit kombëtar Agim Ramadani”, ka thënë për Radio Gjilanin,Afrim Selimi , Organizator. /Kryelajmi/