Gjilan.AL

G-Lan City

Gjilani për Bibliotekën e Manastirit

Sot dhe në një javë në vazhdim, nisma -“Biblioteka e Gjilanit për Bibliotekën e Manastirit” do të fillohet me grumbullimin e librave për këtë bibliotekë.

Kësaj ngjarje në formë bashkëpunimi me OJQ “Gruaja Hyjnore”, botuesit, autorët, poetët e shkrimtarët më të vëllimshëm gjilanas, po hyjmë në një Javë të dhurimit të librave e revistave, në ndihmë të formimit të bibliotekës së parë publike të Manastirit.

Librat do të tubohen në bibliotekën e qytetit (brenda një jave) që nga data 26 prill deri më 02 maj 20223.

Deri më tani, biblioteka jonë ka ndarë një numër të konsiderueshëm të librave por edhe të revistave që parashihet se do të jenë më interesante për formimin e fondit të një biblioteke.

Andaj, thërrasim nga këtu të gjithë ata qytetarë të Gjilanit, të cilët kanë më shumë se një kopje libri brenda bibliotekave të tyre të dhurojnë një apo më shumë për këtë qëllim sa fisnik aq dhe kombëtar./2LONLINE/

Biblioteka e Qytetit “Fan S Noli” Gjilan