Gjilan.AL

G-Lan City

Gjilan: Ministri Mehaj viziton familjen e dëshmorit të kombit, Reshat Ymeri

“Njëri nga veprimtarët e hershëm që çështjes kombëtare, aktivizimit dhe organizimit të popullit për të kërkuar atë që u takonte, ka qenë Reshat Ymeri. Në protesta e demonstrata ai ishte gjithnjë që printe me qëllime të qarta, me guxim e vendosmëri të palëkundur”.

Kështu ka thënë, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili ka vizituar familjen e dëshmorit të kombit, Reshat Ymeri

Ai shtoi se dëshmori Reshat Ymeri gjithnjë kishte bindjen e thellë që vendi do të çlirohej vetëm përmes organizimit të armatosur, luftës çlirimtare.

“Ne sot nderojmë kontributin dhe sakrificën e tij për liri të vendit tonë, me krenarinë më të madhe do të mbajmë gjallë kujtimin për të dhe do ta përcjellim ndër breza.”. Lavdi!”, ka thënë ministri Mehaj. /2LONLINE/