Gjilan.AL

G-Lan City

Gjesti i madh nga Valencia, blen qindra shtretër për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmeti (Foto)

Futbollisti i Fenerbahçes, Enner Valencia u pa duke bërë blerje për të ndihmuar qytetarët e prekur nga tërmeti me magnitudë 7.7 që ndodhi në Kahramanmaraş të Turqisë dhe pati ndikim në 10 provinca të tjera.

Mobilizimi vazhdon për tërmetin 7.7 ballë në Kahramanmaraş , i cili pati ndikim edhe në krahinat përreth.

Ylli ekuadorian i Fenerbahçes, Enner Valencia, u pa duke bërë blerje për viktimat e tërmetit.

Sulmuesi me përvojë bleu qindra shtretër të fryrë, tenda dhe gjëra ushqimore dhe i ka nisur drejt vendeve të prekura nga tërmeti.

Valencia është shumë i prekur nga ajo që ka ndodhur në Turqi, derisa ka vendosur flamurin turk në foto profili në llogarinë e tij në Instagram. /Gazeta Olle/