Gjilan.AL

G-Lan City

Gazetarja ruse, e cila kundërshtoi luftën në Ukrainë, publikon librin autobiografik pas ikjes nga Rusia (VIDEO)

Marina Ovsyannikova, gazetarja ruse e njohur për ndërhyrje direkte në edicionin e lajmeve në televizionin shtetëror rus për të protestuar me parullën “JO LUFTË” kundër luftës në Ukrainë, ka publikuar librin autobiografik, në të cilën përshkruan ‘fabrikën propaganduese” të medias në Moskë.

Libri me titull ” Zëischen Gut und Böse” (“Ndërmjet të Mirës dhe të Keqes”) ka dalë në treg sot në Gjermani, ndërkohë që ajo ka mbajtur konferencë për media nga zyret e Reporterëve pa Kufij (RSF) në Paris. Gazetarja ruse tregon se si ka ikur nga Rusia me vajzën e saj me ndihmën e RSF-së para katër muajve, gjatë kohës kur ishte në arrest shtëpiak, shkruan AFP, përcjell Klankosova.tv.

“Mënyra se si RSF më kanë shpëtuar jetën është e mrekullueshme, ata më  ndihmuan të iki nga Rusia, vendi ku pushteti drejtohet nga kriminelët e luftës”, tha Marina Ovsiannikova.

Libri i saj më vonë do të botohet në gjuhën angleze dhe franceze, thotë botuesi gjerman Langen Muller për AFP.

 

The post Gazetarja ruse, e cila kundërshtoi luftën në Ukrainë, publikon librin autobiografik pas ikjes nga Rusia (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

[#item_full_content]