Si themeluese e Gazetarisë së Gjelbër gazetarja Bajraktari është pionere e zhanrit të ri të gazetarisë në Kosovë. Siç duket kjo ka ndikuar që të kandidohet nga Bashkimi Evropian zyra në Kosovë si një prej emrave për evropianin e këtij viti.
Sipas publikimit në facebook të Bashkimit Evropian në Kosovë në tekstin e prezantimit të Behares shkruhet : “Behare Bajraktari është pioniere e Gazetarisë së Gjelbër në Kosovë, gazetare e mirënjohur kosovare si në Radio, TV reportere/moderatore dhe themeluese e OJQ-së BB Green Kosova – e vetmja media për raportim mjedisor. Ajo është një dhe e vetmja gazetare kosovare e specializuar në raportim mbi mjedisin, e arsimuar për gazetari dhe raportim për ndryshimet klimatike, e bashkënënshkruar nga COPEAM, Uninettuno University dhe Banka Evropiane e Investimeve. Znj. Bajraktari ka shkruar për Raportin e Progresit për mjedisin përmes ekspertizës së ekspertëve të BE-së dhe të organizatave ndërkombëtare në Kosovë. Znj. Bajraktari gjithashtu është vullnetare në ligjërata të drejtpërdrejta, se si Kosova i përmbush kriteret e BE-së për një shoqëri të gjelbër, prezantohet më tej gazetarja.
https://www.facebook.com/photo?fbid=357700829730070&set=pcb.357717959728357
Ndër të tjera për Beharen shkruhet se ajo promovon të drejtat e njeriut në mënyrë të veçantë, të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve në Kosovë. Si një gazetare e gjelbër, misioni i saj është të promovojë të drejtat e njeriut, të drejtën për një mjedis të pastër dhe bashkëjetesën me natyrën përmes Gazetarisë së Gjelbër.
Ndërsa në një deklaratë për Front Online ajo tha se: Gazetarinë e Gjelbër vendosa ta themelojë si pasojë e degradimit të vazhdueshëm të mjedisit dhe shkatërrimit të natyrës, ndërsa institucionet tona nuk po vepronin drejt për ta ndryshuar gjendjen. Me raportimet mjedisore institucionet tona jo vetëm që po ndërgjegjësohen për vendimet e tyre, por i mbajmë zyrtarët para përgjegjësisë për vendimet e tyre apo mos veprimet. Me raportimet tona po ndikojmë edhe te qytetarët dhe veprimet tyre që kanë në mjedis” tha Bajraktai.
Gazetarja Bajraktari shtoi se Gazetaria e Gjelbër po ndërgjegjëson për ndryshimet klimatike, rritjen e temperaturave në Kosovë dhe problemet që po vijnë me mungesën e ujit dhe probleme të tjera mjedisore siç është ajri i ndotur, mbeturinat, mungesa e gjelbërimit, betonizimi, hidrocentralet, shpyllzimi etj. Vendi ynë do të transformohet shumë më shpejt krahas Agjendës se Gjelbër evropiane, por së pari duhet të jemi të informuar.
Ajo thotë se është shumë e gëzuar dhe e nderuar që BE-ja e ka kandiduar si “Evropiani i Vitit 2022” s’ka mundur të jetë më mirë për Gazetarinë e Gjelbër, për gazetarinë e pavarur dhe për mua, prandaj e pres përkrahjen tuaj dukë më votuar si “Evropiani i Vitit 2022” duke klikuar në foton time dhe me një like.
/ Front Online /
The post Gazetaria e gjelbër me Beharen kandidate “Evropiani i Viti 2022” appeared first on GAZETA LIRIA.