Gjilan.AL

G-Lan City

Fundi i Windows 7 dhe 8, Microsoft njofton ndërprerjen e përditësimeve

Siç ka paralajmëruar vitet e fundit, Microsoft ka hequr mbështetjen e zgjeruar për Windows 7 dhe Windows 8 e 8.1 ditën e Marte më 10 Janar, që do të thotë se përdoruesit e këtyre sistemeve operative duhet të kalojnë në Windows 10 ose 11 për të vijuar të marrin asistencë teknike dhe përditësime softueri.

Këtu përfshihen përditësimet kritike të sigurisë të cilat në Windows 7 dërgoheshin përmes programit ESU(Extended Security Update) ndërsa mbështetja për sistemin operativ kishte përfunduar në Janar të 2020. Kompania tha se nuk do të ofrohet një program i ngjashëm për Windows 8 dhe 8.1.

Shumë përdorues kanë një vendim për të marrë. Sipas StatCounter, Windows 7 është aktualisht e instaluar në 11% të desktopëve në mbarë botën, ndërsa Windows 8.1 funksionon në 2.59% dhe Windows 8 në më pak se 1%.

Për krahasim, Windows 10 është e instaluar në 68% të kompjuterëve ndërsa Windows 11 e cila është përballur me një adoptim të ngadaltë në 17% të kompjuterëve.

Organizata dhe kompanitë e mëdha të cilat zakonisht janë më të ngadalta me proceset e kalimit në versionet e fundit të sistemeve operative, kanë filluar të testojnë Windows 11.

Mbështetja për Windows 10 do të përfundojë më 14 Tetor 2025 dhe përdoruesit të cilët janë në Windows 7 dhe 8 duhet të bëjnë zgjedhjen nëse do të kalojnë në Windows 10 apo 11. /PCWorld Albanian

The post Fundi i Windows 7 dhe 8, Microsoft njofton ndërprerjen e përditësimeve appeared first on PCWorld Albanian.