Gjilan.AL

G-Lan City

Fitimet e Samsung u zhytën gjatë 2022

Fitimet e Samsung pësuan një rënie të ndjeshme në 2022 për shkak të kërkesës së dobët për çipe dhe smartfonë, që janë bizneset kryesore të cilat gjenerojnë para për Samsung.

Gjiganti Korean i teknologjisë postoi të ardhura vjetore prej 245.5 miliardë dollarë, që është një rekord i ri për kompaninë. Por gjithashtu ka raportuar fitime prej 35 miliardë dollarë gjatë 2022, një rënie me 6.9 miliardë dollarë krahasuar me një vit më parë.

Samsung tha se kishte një kërkesë të dobët për çipe. Gjithashtu çmmet e çipeve kanë rënë për shkak të tepricave të pashitura duke çuar në rënie të fitimit të biznesit.

Në tre mujorin e katërt të 2022 biznesi i gjysmëpërçuesve të Samsung pati 16.3 miliardë dollarë të ardhura po fitimi ishte vetëm 219 milionë dollarë.

Një vit më parë kompania kishte 21.6 miliardë dollarë të ardhura dhe 7.35 miliardë dollarë fitim. Samsung pret që ky trend negativ të vijojë edhe për muajt në vijim ndërsa kërkesa për gjysmëpërçues mund të rikthehet në normalitet vetëm në gjysmën e dytë të 2023.

Shitjet e smartfonëve ishin në rënie gjithashtu. Kompania thotë se gjatë 2023 kjo kërkesë pritet të dobësohet më tutje. Më 1 Shkurt kompania do të zbulojë linjën Galaxy S23. /PCWorld Albanian

The post Fitimet e Samsung u zhytën gjatë 2022 appeared first on PCWorld Albanian.