Gjilan.AL

G-Lan City

Ferizaj fiton një tjetër miqësore, mposht skuadrën maqedonase

Ferizaj ka vazhduar me ndeshje të mira në miqësore.

Skuadra e drejtuar nga trajneri kroat Panadic ka mposhtur ekipin maqedonas FK Skopje me rezultat 2-1.

Sulmuesi kroat Mateo Panadic në minutën e 20-të dhe Edon Sadriu në të 40-tën kanë realizuar golat për skuadrën ferizajase.

Kjo ishte ndeshja e fundit miqësore për Ferizajn, pasi tani do të përgatiten për edicionin pranveror.

Në ndeshjen e parë në sezonin pranveror, Ferizaj përballet në udhëtim me Gjilanin. /Gazeta Olle/