Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA), miratoi të premten testin e parë të kombinuar për gripin dhe COVID-19 që mund të përdoret në shtëpi.
Testi Lucira COVID-19 & Flu Home, i cili mund të blihet pa recetë, përdor mostrat e shtupës së hundës dhe jep rezultate në rreth 30 minuta sipas Agjencisë, shkruan Medical Xpress përcjell Gazeta Shneta.
Ndërsa testet për COVID në shtëpi janë lehtësisht të disponueshme, ky është testi i parë në shtëpi për gripin A dhe B. Testit iu dha një autorizim përdorimi emergjent, i cili lehtëson disponueshmërinë e “kundërmasave mjekësore” gjatë emergjencave të shëndetit publik.
Jeff Shuren, drejtor i Qendrës për Pajisjet dhe Shëndetin Radiologjik të FDA-së, e quajti autorizimin “një moment historik i madh në sjelljen e aksesit më të madh të konsumatorëve në testet diagnostike që mund të kryhen tërësisht në shtëpi”.
Agjencia mes tjerash, ka thënë se testi është për individët “me shenja dhe simptoma që përputhen me një infeksion të traktit respirator” dhe se mund të përdoret tek fëmijët deri në 2 vjeç, me të rriturit që mbledhin mostrat.
Ata rekomandojnë që testet t’u raportohen ofruesve të kujdesit shëndetësor dhe paralajmëron se ekziston rreziku i rezultateve false pozitive dhe negative.
“Individët që testojnë negativ dhe vazhdojnë të përjetojnë simptoma të etheve, kollës dhe/ose gulçimit mund të kenë ende një infeksion të frymëmarrjes dhe duhet të kërkojnë ndihmën e mëtutjeshëm me ofruesin e tyre të kujdesit shëndetësor,” ka thënë Agjencia.
Duke përmendur ndikimin e COVID dhe RSV, një infeksion tjetër respirator, FDA tha se “njeh përfitimet që mund të ofrojë testimi në shtëpi” dhe do të punonte për të rritur numrin e testeve të disponueshme. /Gazeta Shneta/
The post FDA autorizon testin e kombinuar COVID – Grip për përdorim në shtëpi appeared first on Gazeta Shneta.