Gjilan.AL

G-Lan City

FBI bën kërkime në shtëpinë tjetër të Biden në Delaware

FBI ka bërë kërkime të planifikuara të mërkurën në shtëpinë e presidentit amerikan Joe Biden në Rehoboth Beach në Delaware, si pjesë e hetimit për gjetjen e dokumenteve të klasifikuara, njofton avokati personal i presidentit, shkruan Associated Press, përcjell Klankosova.tv.

Ky kërkim është i dyti nga ai në shtëpinë tjetër në Wilmington më 20 janar, kur agjentët gjetën dokumente tjera me shënime të klasifikuara dhe morën disa nga shënimet me dorëshkrim.

Presidenti ka lejuar vullnetarisht hyrjen e Departamentit të Drejtësisë në rezidencat e tij, ndërkohë që hetuesit po kërkojnë të gjejnë se si dokumentet e klasifikuara nga koha e Biden si zëvendëspresident dhe senator kanë përfunduar në shtëpinë dhe zyren e tij.

Dokumente u gjetën po ashtu në shtëpinë e tij në Wilmington nga avokatët e tij personalë, të cilët filluan kërkimin pas dokumente tjera më parë u gjetën në Qendrën Penn Biden. FBI gjithashtu bëri kërkime në Qendrën Penn Biden në muajin nëntor pas zbulimit fillestar të dokumenteve atje, thotë për Associated Press një burim i afërt me çështjen.

“Sipas procedurave standarde të Departamentit të Drejtësisë, në interes të sigurisë dhe integritetit operacional, departamenti kërkoi ta bënte kërkimin pa njoftim paraprak publik dhe ne u pajtuam të bashkëpunonim”, thuhet në deklaratën e avokatit të Biden, Bob Bauer. “Kërkimi sot është një hap i mëtejshëm në një proces të plotë dhe në kohë të DD-së, të cilin do të vazhdojmë ta mbështesim dhe lehtësojmë plotësisht. Do të kemi informacione të mëtejshme në përfundim të kërkimit të sotëm.”

Hetimi i dokumenteve të Bidenit po trajtohet nga një këshilltar special, Robert Hur, ish-prokurori më i lartë federal në Baltimore. Ai po fillon punën e tij këtë javë, duke trashëguar një hetim disamujor të ndërmarrë tashmë nga agjentët e FBI-së dhe prokurorët e Departamentit të Drejtësisë.

Familja Biden e blenë shtëpinë, e cila ka pamje nga një park shtetëror ngjitur me plazhin, në qershor të vitit 2017, pak muaj pasi ai u largua nga posti i zëvendëspresidentit.

The post FBI bën kërkime në shtëpinë tjetër të Biden në Delaware appeared first on Klan Kosova.

[#item_full_content]