Gjilan.AL

G-Lan City

Faton Bislimi në Senatin e SHBA-së, takohet me Senatorin Menendez, Escobarin e të tjerë

Faton Bislimi po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku dje ka vizituar në Senatin e SHBA-së. Më poshtë mund t’i lexoni disa nga statuset e tij.

Drejtperdrejtë nga Senati i SHBA-ve!
Kryetari i Komitetit për Marrëdhënje me Jashtë të Senatit të SHBA-ve, Sen. Bob Menendez, në fjalimin e tij hyrës në degjimin kongresional ku po dëshmojnë z. Derek Chollet dhe z. Gabriel Escobar, i dha goditje të fuqishme Vuçiqit, duke iu referuar si ‘lider i uritur për pushtet, që thot një gjë para perëndimorëve dhe vepron ndryshe mandej, nuk respekton marrëveshjet dhe vazhdon të jetë lojal ndaj Putinit… Ideja e tij duket se është për një Serbi të madhe, një botë serbe, sakt siç po kërkon Putini…’

Drejtperdrejtë nga dëgjimi në Senat: Lugina e Preshevës diskutohet në Seance Dëgjimore të Senatit Amerikan për herë të parë!
Senatori Menendez keërkon nga Administrata Amerikane dhe specifikisht nga Departmenti Shtetit që të angazhohet më shumë për çështjen e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, duke thenë se ‘si është e mundur që Serbia bënë kaq shumë presion për më shumë të drejta për serbët në Kosovë, gjerësa diskriminon thellësisht dhe sistematikisht shqiptarët etnikë në Luginë të Preshevës, duke pasivizuar adresat e tyre e duke i çregjistruar si banorë e qytetarë të atij vendi…’
#Krenar #LigaQytetareShqiptaroAmerikane

Dëgjimi në Komitetin për Marrëdhënje me Jashtë të Senatit të SHBA-ve, kryesuar nga Sen. Bob Menendez shënoi një fitore tjetër edhe shumë të rëndësishme për Kosovën dhe për Luginën e Preshevës.

Senatori Menendez ishte jo vetëm shumë i saktë por edhe fort argumentues në elaborimin e tij për pozicionin amerikan karshi dialogut Kosovë – Serbi. Për SHBA-të, çkado që nuk është brenda kushtetutshmërisë së vendit nuk do pëkrahet; askush më nuk mund të besoj se një shtet që ruan lojalitetin ndaj Rusisë është përnjëmendë pro-perëndimor; dhe se Serbia duhet të ndalojë diskriminimin ndaj shqiptarëve të Luginës para se të tentojë të bindë të tjerët per më shumë të drejta për serbët në Kosovë!

Prezenca në këtë degjim ishte pervojë e paharrueshme. Edhe takimi me z. Chollet e z. Escobar ishte nder i veçantë. Por, ajo që është më e rëndësishmja është që falemnderimi për këtë rezultat në këtë dëgjim i përket Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane e veçanërisht znj. Shirley Cloyes DioGuardi e cila për gati dy vite ka punuar ngushtë me Sen. Menendez dhe stafin e tjj për të arritur në këtë moment që ishte historik për Kosovën!

#Krenar #LigaQytetareShqiptaroAmerikane

/G-Lan City/Gjilan.AL/