Gjilan.AL

G-Lan City

Faton Bislimi ftohet nga motra e Joe Biden në ceremoninë e ndarjes së cmimeve për qytetari

Ish-Deputeti i Parlamentit të Republikës së Kosovës, Faton Bislimi është ftuar nga Valerie Biden, motra e Presidentit të SHBA-së Joe Biden, në ceremonine e ndarjeve të çmimeve për qytetari të dy senatorëve të SHBA-së, Tammy Baldwin dhe Susan Collins.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotët:

Me ftesë të znj. Valerie BIDEN, motrës së Presidentit Joe Biden, dhe kryetares së Biden Institute, kisha nderin dhe privilegjin e jashtëzakonshëm të isha mysafir në darkën vjetore të ndarjes së Çmimeve për Qytetari për dy Senatore të respektuara të SHBA-ve: Sen. Tammy Baldwin (Demokrate nga Wisconsin) dhe Sen. Susan Collins (Republikane nga Maine). Bisedat me znj. Biden dhe Senatoret nuk ka se si të mos fokusoheshin tek Kosova dhe miqësia jonë unike me SHBA-të! Në këtë ngjarje madhështore, pjesëmarrës ishin edhe shumë figura politike e publike nga SHBA-të si Senatorët Coons e Carper e shumë të tjerë! /G-Lan City/Gjilan.AL/