Gjilan.AL

G-Lan City

Fatlum Kosumi: Syri i aparatit është emocion, tregim e vepër artistike

Fatlumi gjatë gjithë kohës është me aparat në dorë në qytet, fusha, male, në konferenca të ndryshme, në ndeshjet e sportit etj. Pra, Fatlumi gjithmonë gjendet në vendin e duhur.

Fatlum Kosumi me hapa të mëdhenj po ec drejt botës së xhirimit dhe fotografisë tani e mbi 20 vite.

Lumi siç e thërrasin të gjithë, gjithnjë e më shumë po tregon profesionalizëm me syrin e aparatit të tij duke dëshmuar se shumë shpejt fotot e tij do të konkurrojnë edhe në arenën ndërkombëtare.

“Fotografimi e xhirimi me kamerë është pjesë e jetës sime tani e mbi 20 vite. Aparati e kamera janë bërë pjesë e jetës sime. E fillova si pasion fotografimin, por me kalimin e kohës ky pasion i imi u shndërrua një pjesë e jetës sime, pa syrin magjik të aparatit e kamerës nuk e di se si do të ndihesha, ndoshta do të isha i mangët në këtë jetë, këto dy paisje më bëjnë jetën shumë të lumtur”, thekson fotografisti, Fatlum Kosumi.

Fatlumi me aparatin e tij ka me mijëra foto të ndryshme të sportit, politikës, kulturës e jetës së përditshme të qytetarëve.

“Fotografia është art në vete, i cili më pëlqen shumë. Fotografia më emocionon në çdo shkrepje, pasiqë çdo shkrepje kap bukurinë e vërtetë, fotografia i ofrohet realitetit, imazhet e shfaqura në objektivë i shërbejnë momentit i cili udhëton bashkë me njerëzit nëpër shekuj, është një qast i përjetësuar, fotografia është i vetmi art i cili mbanë frymën e kohës. Por, fatkeqësisht me të dal mjetet digjitale siç është telefoni, njerëzit bëjnë foto të pa kontrolluara të momentit, ndërsa ato foto me kalimin e kohës zhduken e humbin, prandaj bëj apel që fotot duhet ti zhvilloni dhe ti ruani në formë të kartolinës për të qëndruar më gjatë dhe për të ruajtur efektin më të madh”.

Lumi i dashuruar ndaj syrit të aparatit dhe kamerës gjerë më tani ka me mijëra foto duke filluar nga ato bardh e zi e gjerë tek fotot digjitale, duke krijuar një koleksion të madh të fotografive nga fushat më të rëndësishme të jetës.

“Në arkivin tim kam me mijëra foto nga më të ndryshmet, duke filluar nga politika, sporti, kultura, nga fushat, malet e lumenjve. Jam shumë i lumtur dhe krenar me punën time gjerë më tani, shpresoj se shumë shpejt do të hapi edhe ndonjë ekspozitë me fotot të sportit, të politikanëve e nga fusha e botës bimore e shtazore – për t’ju ofruar njerëzve kënaqësitë të cilat njeriu mundet ti shpreh përmes objektivit të aparatit”.

Fatlum Kosumi, fotografisti e kameramani gjilanas, ka një perspektivë të ndritshme në fushën e syrit të aparatit, i cili nëpërmjet fotove të tij do të na bën krenar me paraqitjet e tij profesionale, pasiqë sipas Fatlumit fotografia është arti që dhuron më së miri historinë jetësore. /rajonipress/