Gjilan.AL

G-Lan City

Fadil Ademi zbulon katër ofertat, tri nga Superliga

Fadil Ademi ka qenë i vërshuar nga ofertat gjatë pushimit dimëror, konkretisht afatit kalimtar të janarit.

Trajneri i njohur ka zbuluar katër skuadrat të cilat i bënë oferta, por që shkaku i obligimeve me punë, nuk mundi t’iu thotë ‘Po’.

“Kam pasur ofertë nga Vjosa, pastaj më ka ftuar Bylbyl Sokoli tek Malisheva, Llapi për t’iu bashkuar në shtab teknik, por edhe Drita me Arsim Thaçin”, deklaroi trajneri lipjanas.

“E ndjej obligim t’i falënderoj të gjithë që më kanë ftuar t’iu bashkohem në projektet e tyre, por që e kisha të pamundur shkaku i obligimeve tjera”, shtoi ai. /Gazeta Olle/