Gjilan.AL

G-Lan City

“Është shndërruar në një tragjedi sportive”, nënkryetari i Mitrovicës tregon se ku qëndron problemi për stadiumin “Adem Jashari”

Stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë është në një gjendje të tmerrshme në vitet e fundit, ku është shndërruar komplet dhe aty as nuk mund të paramendohet të luhet futboll momentalisht.

Gjendja e fushës është skandaloze, teksa jashtë fushës poashtu ka edhe  probleme të tjera rreth rrugës jashtë stadiumit, shkruan GazetaBlic Sport.

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri thotë se 1.6 milionë euro janë ndarë nga Qeveria, por Ministria nuk i  ka dhënë punë kompanisë private.

“Stadiumi eshte shndërruar në një tragjedi sportive, aty punimet kanë filluar në vitin 2020, është kontrata e nënshkruar nga MKRS dhe një kompani private, problematika ka qenë që përkundër që në buxhetin e Republikës së Kosovës kanë qenë të ndara për stadium 1.6 milionë euro, por Ministria nuk i ka dhënë punë operatorit – ai nuk ka punu asgjë. Këtë vit ende nuk kanë punu asgjë, edhe vitin e kaluar e kam ngrit këtë shqetësim”, tha fillimisht Arian Tahiri në emisionin Mëngjesi në Kanal10.

“Kam kërkuar të fillojnë punimet, pasi situata është e rënduar. Është mekat të lihet në atë formë, ka të kaluar të lavdishme dheka potencial të shndërrohet dhe të jetë gati edhe për ndeshje ndërkombëtare. Unë konsideroj se është mëse e nevojshme të fillojnë punimet. Kërkohet vetëm vullneti dhe të fillohet puna”, vazhdoi ai.