Gjilan.AL

G-Lan City

Ergys Kaçe bëhet me skuadër të re

Ergys Kaçe rikthehet në futbollin grek. Ish-mesfushori i kombëtares shqiptare, firmosi me Volos, skuadër që renditet në vendin e gjashtë në Superligën greke.

29-vjeçari luajti fazën e parë me lituanezët e Panevezys, ekip me të cilin regjistroi gjashtë ndeshje dhe një gol.

Kaçe, i cili provoi një aventurë në Superiore me Partizanin, ka luajtur më parë në Greqi me PAOK-un, Panathinaikosin, AE Larisën dhe Arisin e Selanikut.