Gjilan.AL

G-Lan City

Elon Musk kërcënon me padi Microsoftin

Kërcënimi i Musk siç duket ka të bëjë lidhur me OpenAI që ka përdorur të dhënat e Twitter për të trajnuar modelet e saj gjuhësore që gjenden pas produkteve si ChatGPT.

Elon Musk kërkoi me veprime ligjore kundrejt Microsoft lidhur me pretendimet se kompania ka trajnuar ilegalisht duke përdorur të dhënat e Twitter.

Qëndrimi i miliarderit erdhi në përgjigje të një cicërime që thoshte se platformat e reklamimi i Microsoft nuk do të përdorte më Twitter për shkak se Twitter kërkon pagesa për të përdorur API-në e saj.

Kërcënimi i Musk siç duket ka të bëjë lidhur me OpenAI që ka përdorur të dhënat e Twitter për të trajnuar modelet e saj gjuhësore që gjenden pas produkteve si ChatGPT.

OpenAI nuk është Microsoft, por ky i fundit investoi një shumë të madhe parash në kompaninë AI dhe përdor teknologjinë e saj për produkte si Bing, Edge dhe Microsoft 365.

Nuk është e qartë në Musk do të padisë Microsoft ndërsa edhe në të kaluarën ka kërcënuar me veprime ligjore por nuk i ka shkuar deri në fund.

Me një mesazh në faqen e mbështetjes për platformën e reklamimit të Microsoft, kompania tha se nuk do të mbështesë më Twitter duke filluar nga 25 Prilli 2023.

Kompanitë nuk mund të përdorin më platformën e Microsoft për të menaxhuar cicërimat apo angazhimin e tyre. Lajmi erdhi pasi Twitter vendosi që ta bënte aksesin në API me pagesë.

Nën kushtet e reja Microsoft mund të detyrohej të paguante deri në 42 mijë dollarë në muaj për akses në API-në e Twitter. /PCWorld Albanian/