Gjilan.AL

G-Lan City

Elon Musk ishte përpjekur dhe kishte dështuar të merrte kontrollin e OpenAI në 2018-ën

Sipas një raporti nga Semafor, Elon Musk kishte provuar dhe dështuar të merrte kontrollin e OpenAI në 2018-ën, krijuesit të ChatGPT.

Musk ishte pjesë e një grupi të vogël që ka themeluar laboratorin AI në 2015-ën si një organizatë jofitimprurëse, me synimin për të ndarë kërkimet në inteligjencë artificiale në të mirë të shoqërisë.

Por nga fillimi i 2018-ës, thotë Semafor, Musk ishte i shqetësuar se kompania mund të përfundonte pas Google. Ai raportohet se ka ofruar të marrë kontrollin e drejtpërdrejtë të OpenAI dhe ta drejtonte vetë, por ishte refuzuar nga themeluesit e tjerë përfshirë Sam Altman që sot është CEO dhe Greg Brockman, që sot është president.

Kur Musk u largua, ai dha dorëheqjen në 2018-ën duke cituar një konflikt interesi në lidhje me punën që bënte tek Tesla. Ai gjithashtu u tërhoq nga premtimi i investimit të 1 miliardë dollarëve, duke kontribuuar vetëm 100 milionë dollarë përpara se të largohej.

Ai e la OpenAI me një problem të madh të financimit ndërsa kompania po zhvillonte modelet në shkallë të gjerë si DALL-E dhe seritë GPT të gjenerimit të tekstit. Në 2019-ën OpenAI tha se do të krijonte një organizatë tjetër për të financuar kërkimin dhe shpejt u afrua Microsoft që financoi miliarda dollarë dhe resurse duke siguruar nga ana tjetër licencat e përdorimit të teknologjisë së saj në produktet e Microsoft.

Kthimi i OpenAI nga Microsoft ka ndryshuar mënyrën sesi kompania ndan kërkimet e saj. Kur OpenAI zbuloi modelin më të fundit gjuhësor GPT-4, tha se kishte qenë i disponueshëm në Bing Chat më herët dhe nuk dha detaje sesi ishte krijuar apo çfarë të dhënash ka përdorur për trajnimin e saj.

Të dy kompanitë që kur afruan bashkë kanë lançuar shërbime dhe produkte AI me ritme të larta. Microsoft integroi AI në Office dhe Windows, ndërsa OpenAI tha se do të zgjeronte fuqitë e ChatGPT përmes shtojcave. /PCWorld Albanian

The post Elon Musk ishte përpjekur dhe kishte dështuar të merrte kontrollin e OpenAI në 2018-ën appeared first on PCWorld Albanian.