Gjilan.AL

G-Lan City

Egnatia shet mesfushorin e talentuar tek skuadra e madhe hungareze

Egnatia humbet një prej titullarëve të skuadrës, por mbush arkën e klubit. Rrogozhinas-it kanë zyrtarizuar transferimin e nigerianit Hamzad Ojediran, i cili do të kalojë në Hungari tek Debrecen. Egnatia do të përfitojë 100 mijë euro nga ky transferim, ndërsa do të marrë dhe 20% të vlerës në rast të rishitjes.

19-vjeçari u transferua në merkaton verore tek Egnatia, duke u aktivizuar në 11 ndeshje në kampionat, prej të cilave 10 si titullar, ndërkohë numëron dhe një sfidë në Kupën e Shqipërisë. Ojediran ka luajtur dhe për skuadrën e 17-vjeçarëve të Nigerisë, ndërsa tani do të provojë veten në futbollin hungarez.

Debrecen këtë edicion synon që të arrijë zonën europiane, teksa deri më tani ka marrë 27 pikë dhe pozicionohet në vendin e pestë, me një diferencë prej 2 pikësh me vendin e tretë dhe synon që nigeriani të shtojë cilësinë më mesfushë.