Gjilan.AL

G-Lan City

Edon Ibrahimi, trajneri që po mahnit në volejbollin hungarez

Trajneri i volejbollit, Edon Ibrahimi, po e udhëheq me shumë sukses skuadrën në konkurecën e femrave, Vespremi.

Nën drejtimin e Ibrahimit, ekipi në fjalë ka treguar rezultate të mira, duke u pozicionuar në vendin e tretë me nëntë fitore e dy humbje nga 11 ndeshje.

Synimet e ekipit në fjalë ishin pozita e gjashtë, por me ardhjen e trajnerit kosovar, ambiciet janë rritur dhe qysh në sezonin e parë synohet play-offi, shkruan Klan Kosova.

Në të kaluarën, Edon Ibrahimi ka drejtuar klubin nga Ferizaj, KV Fer Vollei, ku ka fituar kupën e Federatës.

Gjithashtu ai ka udhëhequr kombëtaren e Kosovës në volejbollin në rërë, ku arriti medaljen e argjendtë në Kampionatin Ballkanik.