Gjilan.AL

G-Lan City

Edhe Slack integron ChatGPT

Slack është aplikacioni më i fundit që përqafon ChatGPT. OpenAI ka ndërtuar një aplikacion ChatGPT duke përdorur mjetet e zhvillimit të Slack dhe është i disponueshëm në fazën beta nga dita e sotme.

Aplikacioni mund të ruajë mesazhe apo të bëjë përmbledhje bisedash sipas Sloack. Nëse keni aplikacionin ChatGPT të instaluar, mund të klikoni butonin e menusë së një threadi dhe të përzgjidhni opsionin “summarize thread” apo “draft reply”.

Aplikacioni do të krijojë një përmbledhje që vetëm ju mund ta shikoni. Por mund të ndani këtë informacion. Slack thotë se aplikacioni përdor AI për të ofruar përgjigje apo informacione rreth një teme dhe projekti.

Slack tha se OpenAI nuk përdorur asnjë të dhënë që aplikacioni ChatGPT mund të aksesojë në platformë për të trajnuar modelet gjuhësore.

Ndërkaq kompania mëmë e Slack, Salesforce, ka krijuar një sistem AI quajtur Einstein. Përmban integrim të teknologjisë së OpenAI. /PCWorld Albanian

The post Edhe Slack integron ChatGPT appeared first on PCWorld Albanian.