Gjilan.AL

G-Lan City

Edhe një triumf tjetër i Uta Ibrahimit, arrin në majën e malit të Dhaulagirit

Alpinistja e njohur nga Kosova, Uta Ibrahimi pas tre vitesh dhe dy tentativave të vështira, ka arritur në majën e malit të Dhaulagirit.

Siç bëhet e ditur në njoftimit për media nga Utalya, Utaka triumfuar në majën e malit sot rreth orës orën 5:30 të mëngjesit, sipas orës së vendit në Nepal.

“Le të shprehim nderimet tona dhe të falënderojmë Uta Ibrahimi për vullnetin, guximin dhe përkushtimin e saj të palëkundur. Ajo na tregon se asgjë nuk është e pamundur kur ndjekim ëndrrat tona me vendosmëri dhe përpjekje të palodhshme. Kjo histori frymëzuese do të mbetet një shembull i mrekullueshëm për të gjithë ne. Le t’i urojmë Utes suksese të mëtejshme në të gjitha sfidat e saj të ardhshme!Një ditë shumë emocionuese dhe frymëzuese për të gjithë ne!”, thuhet në njoftim. /21Media/