Gjilan.AL

G-Lan City

Edhe Franca ndalon përdorimin e TikTok në administratë

Nuk përbën çudi të shohim më shumë vende të botës që ndalojnë përdorimin e TikTok në pajisjet shtetërore, por Franca ka shkuar më tutje. Le Monde raportoi se qeveria Franceze ka vendosur të dëbojë përdorimin e aplikacioneve rikrijuese si TikTok, Twitter, Netflix e madje edhe Candy Crush nga pajisjet e punonjëse shtetërore përdorur në ambientet e punës.

Aplikacionet përfaqësojnë rreziqe sigurie të cilat mund të cenojnë të dhënat e punonjësve dhe administratës sipas ministrit të shërbimeve publike Stanislas Guerini.

Qeveria Franceze nuk ka dhënë një listë të saktë të aplikacioneve të ndaluara. Por Guerini tha se do të kishte disa përjashtime të cilat përdoren për komunikim.

Kjo nuk do të ndalojë ekipet e medias sociale të postojnë përmbajtje. Ndalimi ka hyrë në fuqi menjëherë dhe shkelja e tij do të ketë penalitete.

Qasja nuk ndikon pajisjet personale. Lajmi vjen pasi qeveria Amerikane dhe disa shtete në Kanada, Komisioni Evropian dhe Britania ka ndaluar përdorimin e TikTok nga punonjësit e tyre.

Arsyet janë të njëjta: qeveria Kineze mund ta përdorë aplikacionin për të grumbulluar të dhëna rreth individëve të rëndësishëm, të përhapë propagandë dhe të detyrojë kompaninë mëmë ByteDance të ofrojë informacione të ndjeshme. /PCWorld Albanian

The post Edhe Franca ndalon përdorimin e TikTok në administratë appeared first on PCWorld Albanian.