Gjilan.AL

G-Lan City

E rëndë: Gjendet një 21-vjeçari pa shenja jete në një shtëpi në Gjilan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në komunën e Gjilanit, ku një 21-vjeçar u gjet pa shenja jete në një shtëpi. Vdekja e të riut po cilësohet si e dyshimtë dhe Policia tashmë ka nisur hetimet.

Lajmin  ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

“Rreth orës 17:15 nga ekipi emergjent mjekësorë ka pranuar informatë se në rrugën ,,Esat Berisha’’ në Gjilan në një shtëpi nga mjeku kujdestarë është konstatuar se personi i moshës 21 vjeçar (mashkull kosovar shqiptar) është pa shenja jete”, tha Osmani.

Osmani shtoi se të gjitha njësitet relevante policore dhe Prokurori i Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Ai shtoi se hetuesit policor rajonale në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit janë duke u hetuar rrethanat se si ka ndodhur rasti.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “Vdekje e dyshimtë’’. Ndwrsa,  trupi i pajetë i viktimës i është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.