Gjilan.AL

G-Lan City

E mrekullueshme: Christian Atsu nxjerret i gjallë nga rrënojat, përkundër se ka pësuar lëndime të rënda

Sipas lajmeve të fundit nga Turqia, Christian Atsu është gjetur në rrënoja dhe është dërguar në spital, për fatin e tij të mirë është jashtë rrezikut për jetën dhe ka shfaqur vetëm vështirësi në frymëmarrje si dhe lëndime në këmbë.

Ish-lojtari i Chelsea, Everton e Newcastle në Premier League, Christian Atsu, qëndroi për orë të tëra nën rrënoja ndërsa së fundmi mësohet se është bërë i mundur shpëtimi i tij.

Christian Atsu HAS been found ALIVE and has now been rescued from the rubble and transported to hospital after suffering injuries to his right foot & suffering from breathing difficulties.

Amazing news. Huge love to the rescue team & Chrstian Atsu, you my friend are warrior! pic.twitter.com/YpD05otXZp

— Barstool Football (@StoolFootball) February 6, 2023

Ndërkohë, për t’u theksuar është edhe fakti se dy lojtarë dhe dy pjesëtarë të Hatayspor u shpëtuan disa orë më parë nga operacionet e kërkim shpëtimit teksa edhe ata për fat ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Turqia është duke kaluar një situatë tejet të vështirë për shkak të tërmetit që tronditi vendin.

World Cup star Christian Atsu feared to be trapped under earthquake rubble in Turkey https://t.co/UKGFNDhkTR pic.twitter.com/OlQib9WsSN

— New York Post (@nypost) February 6, 2023

Bëhej fjalë për një tërmet shkatërrimtar me magnitudë 7.8, teksa janë me mijëra personat që kanë humbur jetën ndërsa ende një pjesë e madhe janë nën rrënoja në pritje të operacionit të shpëtimit.