Gjilan.AL

G-Lan City

E konfirmon Taulant Dajaku: Do të hapim një akademi në Kosovë së bashku me Shefki Kuqin

Një akademi e futbollit me plotë kuptimin e fjalës do të hapet në Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur ekskluzivisht Taulant Dajaku në emisionin “Dueli Sportiv”.

“Është një projekt goxha i madh me një ish-futbollist shumë të njohur shqiptar që ka bërë karrierë në Evropë. Po, është Shefki Kuqi”, tha ai.

Tutje, Dajaku shtoi se “Ka me qenë një akademi, por me kuptimin e plotë të fjalës, me trajnerë të huaj”.