Gjilan.AL

G-Lan City

Dukagjini përballet me Prishtinë në Klinë, formacionet zyrtare

Dukagjini dhe Prishtina do të përballen sërish, por kësaj radhe në kuadër të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Dy skuadrat u takuan këtë javë në kuadër të Kupës së Kosovës, ku Prishtina fitoi me rezultat 3-1.

Klinasit duan ‘hakmarrje’ për eliminimin nga Kupa dhe kërkojnë fitore në kampionat, ku me tre pikët do t’i afroheshin kryeqytetasve në tabelë.

Nga ana tjetër edhe skuadra bardhekaltër udhëton drejt Klinës për pikët e plota.

Formacionet zyrtare:

Dukagjini: Haxhihamza, Kameraj, Dallku, Basriu, Kuci, Khomutov, Morina, Ahmeti, Zulfiu, Merlaku, Januzi.

Prishtina: Nika, Mici, Ramadani, Byyqi, Useini, Pefqeli, Gashi, Krasniqi, Kryeziu, Shefiti, Blesa.

/Gazeta Olle/