Gjilan.AL

G-Lan City

Duhet të konsiderohet dëbimi i TikTok në SHBA thotë lideri i shumicës së Senatit Amerikan

Një propozim për dëbimin e TikTok në SHBA duhet të konsiderohet sipas Senatorin Chuck Schumer.

Jemi në dijeni në pronësisë Kineze të kompanisë që zotëron TikTok. Dhe ka disa njerëz në Komitetin e Tregtisë të cilët po e hetojnë këtë çështje,” tha lideri i shumicës së senatit Schumer për George Stephanopoulos të ABC News. “Do të shohim përfundimet e tij.”

Ligjvënësit Amerikanë Marco Rubio, një senator nga Florida, dhe Angus King, një senator i pavarur nga Maine, thanë ditën e Premte se kishin riprezantuar një ligj të ri që ka për qëllim dëbimin e TikTok nga SHBA, vetë në shkëput lidhjet me pronarin aktual.

TikTok është në pronësi të ByteDance, një prej kompanive private më me vlerë në Kinë. Zyrtarët Amerikanë kanë ngritur shqetësime se Kina mund të përdorur ligjet e saj për ti bërë presion TikTok ose ByteDance për të dorëzuar të dhënat e qytetarëve Amerikanë që mund të përdoren për inteligjencë ose keqinformim.

Këto shqetësime kanë bërë që qeveria Amerikane të dëbojë TikTok nga pajisjet zyrtare dhe më shumë se gjysma e shteteve Amerikane kanë marrë masa të ngjashme.

TikTok më herët është shprehur se këto pretendime janë të pavërteta dhe se nuk ndan informacion me qeverinë Kineze dhe se vetëm një ekip Amerikan sigurie vendos kush mund të aksesojë të dhënat e përdoruesve Amerikanë nga Kina.

CEO i TikTok Shou Zi pritet të dëshmojë përpara Kongresit në Mars lidhur me privatësinë dhe praktikat e sigurisë së të dhënave të TikTok, impaktin që ka mbi përdoruesit e rinj dhe marrëdhënien me Partinë Komuniste Kineze.

Kompania është shprehur më herët se mirëpret çdo mundësi për të adresuar shqetësimet e autoriteteve Amerikane për TikTok dhe ByteDance.

Shpresojmë se duke ndarë detajet e plota të planeve tona me Komitetit, Kongresi mund të marrë një qasje më detajuar ndaj çështjeve në fjalë,” tha një përfaqësues i kompanisë. /PCWorld Albanian

The post Duhet të konsiderohet dëbimi i TikTok në SHBA thotë lideri i shumicës së Senatit Amerikan appeared first on PCWorld Albanian.