Gjilan.AL

G-Lan City

Drita transferon mbrojtësin ganez Ovouka

Drita është duke kryer fazën përgatitore në Antalya të Turqisë, ku sot do të zhvilloj një ndeshje miqësore.

Gjilanasit kanë zyrtarizuar afrimin e parë në afatin kalimtar të janarit dhe ai është mbrojtësi ganez Raddy Ovouka.

23-vjeçari është huazuar te Drita nga skuadra ganeze Hearts of Oak.

Njoftimi i plotë nga FC Drita: 

FC DRITA transferon Raddy Ovouka

Raddy Ovouka do të jetë pjesë e klubit tonë për një vit, në formë huazimi nga klubi ganez Hearts of Oak.

Raddy është 23 vjeçar dhe luan si mbrojtës i majtë, së fundmi ka qenë pjesë e ligës amerikane USL Championship te skuadra New Mexico United.

Ai sot pritet të debutoj me ekipi në ndeshjen miqësore që zhvillojmë kundër ekipit Sllovak nga ora 15:30.

Welcome Raddy. /Gazeta Olle/