Gjilan.AL

G-Lan City

Drita mposhtet nga Randers në ndeshjen që zgjati 135 minuta

Drita është mposhtur në ndeshjen e katërt miqësore nga skuadra e Supeeligës së Danimarkës me rezultat 3-2.

Ka qenë një ndeshje që është zhvilluar me tre pjesë nga 45 minuta.

Ishte minuta e 19-të kur Ardit Tahiri realizoi gol për 1-0 pasi kaloi edhe portierin

Pjesa e parë u mbyll me epërsi minimale të Dritës 1-0.

Skuadra daneze barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 75-të.

Por gëzimi i danezëve zgjati vetëm 10 minuta, pasi Drita riktheu sërish epërsinë.

Pas një harkimi nga këndi, qendërmbrojtësi Leonat Vitija realizoi me kokë për 2-1.

Ndërkohë në pjesën e tretë kur trajneri Arsim Thaqi inkuadroi edhe futbollistët e rinj, Randers shënoi dy gola për rezultatin përfundimtar 3-2.

Kjo ishte ndeshja e katërt miqësore për Dritën në Antalya derisa ka marrë tre fitore dhe ka një disfatë. /Gazeta Olle/