Gjilan.AL

G-Lan City

Drita e mposht me ‘manita’ Dukagjinin, fitore marrin edhe Ferizaj e Llapi

Kanë përfunduar tre sfidat e para të xhiros së 20-të në Albi Mall Superligë.

Drita ka mposhtur me rezultat të thellë Dukagjinin 5-1, derisa fitore ka marrë edhe Ferizaj 1-0 ndaj Prishtinës dhe Llapi 2-1 ndaj Trepçës ’89.

Ardit Tahiri, Elton Basriu autogol, Besnik Krasniqi, Kastriot Selmani dhe Almir Ajzeraj realizuan për Dritën.

Golin e nderit për klinasit në këtë takim e realizoi Ergyn Ahmeti.

Fitore të madhe ka marrë edhe Ferizaj, që ka mposhtur Prishtinën me rezultat minimal 1-0.

Për golin e fitores së ferizajasve u përkujdes Mateo Panadic ku shënoi nga afërsia në minutën e 42-të.

Pikët e plota në shtëpi i ndali edhe Llapi që triumfoi me rezultat 2-1 ndaj Trepçës ’89.

Festim Alidema dhe Alef Firmino realizuan për llapjanët, derisa Ardian Muja shënoi golin e vetëm për mitrovicasit. /Gazeta Olle/