Gjilan.AL

G-Lan City

Drita barazon në Klinë, Ballkani fiton dhe bëhet lider

Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit të javës së 29-të në AlbiMall Superligë.

Kampioni në fuqi, Ballkani ka triumfuar në përballje me Drenicën, në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, me rezultat 1:0. Golin e fitores për portokallezinjtë e Suharekës e shënoi Edvin Kuq, në minutën e 30-të.

Me këto tri pikë skuadra e Ilir Dajës u rikthye në pozitën e parë në renditje, me 58 pikë, kjo falë edhe barazimit të Dritës në Klinë në duel me Dukagjinin (0:0).

Ndeshja në stadiumin “18 Qershori” në Klinë ishte mjaft interesante, ku të dyja skuadrat patën disa raste shënimi, por nuk u treguan efikase në finalizim të aksioneve.

Tani Drita ndodhet në pozitën e dytë, me 57 pikë, derisa Dukagjini ngjitet në pozitën e pestë me 39 pikë.