Gjilan.AL

G-Lan City

Drenica merr një donacion të madh nga skuadra shqiptare që bën gara në Gjermani

Vërshimet e fuqishme kishin prekur rajonin e Drenicës disa javë më parë, ku i dëmtuar mbeti edhe stadiumi ‘Bajram Aliu’ në Skenderaj.

Punimet në stadium po vazhdojnë dhe Drenica ndeshjen e ardhshme në shtëpi do ta luaj pikërisht në këtë stadium.

Por dëmet ishin të mëdha dhe ndihmë klubit kuqezi i ka dalë skuadra shqiptare në Gjermani, FC Alba Augsburg.

FC Alba Augsburg ka dhuruar një donacion prej 5000 eurove në ndihmë klubit kosovar.

Njoftimi i plotë nga KF Drenica:

FC Alba Augsburg dhuron donacion për KF Drenica

Klubi futbollistik ‘Drenica’ , ka pranuar donacion nga Klubi i futbollit shqiptar FC Alba Augsburg , pas dëmëve të shkaktuara në klub nga vershimet që ishin para ca kohe.

Vlera e donacionit është 5000 euro, e grumbulluar nga drejtuesit e klubit , lojtarët dhe dashamirët të cilët përmes këtij klubi u solidarizuan për të ndihmuar FC Drenicën.

Presidentja e Klubit, Mihane Kodra – Bekteshi, priti në takim delegacionin e këtij klubi, të prirë nga kryetari, Haki Gashi, Financieri Sami Kuqi, dhe drejtues tjerë, të cilët dhuruan donacionin për klubin tonë, e të cilët , presidentja e klubit i falendëroi duke iu dhuruar një mirënjohje në emer te klubit.

Iniciativen fillestare për grumbullimin e ketyre mjeteve e mori bashkëvendasi ynë, Dardan Rrecaj i cili jeton dhe vepron në Gjermani.
Është kënaqësi kur hasim në njerëz të tillë, me vullnet të madh për të ndihmuar njëri tjetrit në fatëkeqësi dhe vështirësi që sjell jeta.
Faleminderit për FC Alba Augsburg!
KF Drenica
Skenderaj