Gjilan.AL

G-Lan City

Drenica – Llapi, formacionet zyrtare

Drenica është nikoqire e Llapit në kuadër të xhiros së 19-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Ky duel do të zhvillohet në stadiumin ‘Sami Kelmendi’ në Lipjan, pasi stadiumi ‘Bajram Aliu’ në Skenderaj nuk është i gatshëm pas vërshimeve që ndodhën në këtë sezon.

Është një sfidë mes dy skuadrave që kanë pikë të barabarta nga 20 dhe ndajnë pozitat gjashtë dhe shtatë.

Si vendasit ashtu edhe mysafirët kërkojnë vetëm fitoren, pasi vetëm në këtë mënyrë do të ngiteshin më lart në tabelë.

Formacionet zyrtare:

Drenica: Gjoka, Kuka, Hoti, Bejta, Lushtaku, Thaqi, Dervishaj, Kastrati, Veliqi, Mëziu, Bintsouka.

Llapi: Avdyli, Milic, Krasniqi, Neto, Fernadinho, Rivera, Limani,Shabani, Fazliu, Progni, Selimi.

/Gazeta Olle/