Gjilan.AL

G-Lan City

Dokumente të klasifikuara zbulohen edhe në shtëpinë e Mike Pence

Dosjet e klasifikuara janë gjetur në shtëpinë e ish-presidentit amerikan, Mike Pence në zbulimin e fundit të dokumenteve sekrete nëpër shtëpitë e zyrtarëve që kanë shërbyer në pozitat e larta të qeverisë.

Këto dokumente, të zbuluara në javën e kaluar nga një avokat për Pence në shtëpinë e tij në Indiana, i janë dorëzuar FBI-së.

Hetuesit ndërkohë po shqyrtojnë dokumentet e presidentit Joe Biden dhe ish-presidentit Trump.

Përfaqësuesit e Pence dërguan letër në Arkivat Kombëtare për t’i paralajmëruar për dokumentet.

Zhvillimi i fundit doli pasi zoti Pence kërkoi ndihmë ligjore nga specialistë në trajtimin e dokumenteve të klasifikuara “nga kujdesi i shtuar”.

Ai kërkoi ndihmë “pasi u bë publike se dokumente me shenja të klasifikuara u gjetën në rezidencën e presidentit Joe Biden në Ëilmington”, thuhej në letër, raporton BBC, përcjell Klankosova.tv.

Avokatët gjetën “një numër të vogël dokumentesh që mund të përmbajnë informacione të ndjeshme ose të klasifikuara”, të cilat u mbyllën nga ish-zëvendëspresidenti në një kasafortë.

Sipas mediave amerikane, dokumentet besohet se fillimisht janë dërguar në shtëpinë e zotit Pence në Virginia përpara se të dërgohen më vonë në Indiana.

Pasi që letra u bë publike, Trump doli në mbrojtje të Pence, duke iu drejtuar platformës së tij të mediave sociale Truth Social për të thënë se ai është “një njeri i pafajshëm”.

“Ai kurrë nuk bëri asgjë të pandershme me vetëdije në jetën e tij,” shkroi Trump. “Lëreni të qetë!!!”

Pence kishte thënë vazhdimisht gjatë muajve të fundit se nuk besonte se kishte dokumente të klasifikuara.

Në fillim të këtij muaji, ai i tha CBS se ishte i bindur se rishikimet e dokumenteve në shtëpinë e tij ishin bërë “në një mënyrë të plotë dhe të kujdesshme”.

The post Dokumente të klasifikuara zbulohen edhe në shtëpinë e Mike Pence appeared first on Klan Kosova.

[#item_full_content]