Gjilan.AL

G-Lan City

Do të përballet me Ermal Krasniqin, Hysaj: Lazio dëshiron ta fitojë Ligën e Konferencës

Të enjten rikthehen duelet me eliminim direkt në Europa Conference League, ku Lazio sfidon rumunët e Cluj për një biletë në raundin e 1/8-ve.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në “Olimpico”, duke filluar prej orës 21:00. Elseid Hysaj po luan rregullisht me bardhekaltrit, ndryshe nga sezoni i kaluar.

Lojtari i kombëtares shqiptare, theksoi në prononcimin për shtypin se Lazio synon fitimin e trofeut. “Duam të fitojmë Conference League. Mund t’ia dalim. Të gjithë lojtarët duan të kenë një trofe më shumë në karrierën e tyre.”

Si po shkon ky sezon? Jam më i qetë dhe po përmirësohem. Nuk dua të dorëzohem deri në fund. Ndihem më i qetë se më parë. Kemi parë një video të Cluj, por fusha ishte e ngrirë”.

“Kanë 3-4 lojtarë që bëjnë diferencën. Nuk duhet t’u lejojmë hapësira”, shprehet Hysaj. Më pas një koment për Sarrin, me të cilin ka punuar edhe tek Empoli e Napoli.

“Ai nuk zbutet kurrë. Më pëlqen mënyra sesi i bën lojtarët të kuptojnë idetë e tij. E njoh prej vitesh, ai gjithmonë dëshiron të përmirësohet. Jemi një skuadër dhe një grup i madh”. 

“Duhet të përmirësojmë disi mentalitetin. Duhet t’i menaxhojmë mirë ndeshjet çdo tri ditë. Ndihem më mirë, pasi më keq se vjet nuk mund të bëhej. Më vjen mirë që kam rifituar besimin e të gjithëve. Puna të shpërblen gjithmonë”, u shpreh Hysaj.