Gjilan.AL

G-Lan City

Distria Krasniqi i siguron Kosovës medalje

E arta olimpike i ka siguruar një tjetër medalje Kosovës në garat ndërkombëtare.

Distria Krasniqi do të luftojë sot për të arritur finalen e Grand Slamit të Parisit , ku atje do të përballet me xhudisten franceze, Amandine Buchard në kuadër të kategorisë deri në 52 kilogramë,

Në rrugëtimin e saj deri në gjysmëfinale, Krasniqi raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti spanjollen, Marina Diez Castello.

Ndërkaq, në çerekfinale, Distria e mposhti xhudisten mongoleze, Sosorbaram Lkhagvasuren, vetëm për tu kualifikuar në gjysmëfinale për tu përballur me Amandine Buchard, raporton KosovaPress.