Disney raportohet se ka mbyllur divizionin e metaverse dhe larguar nga puna mbarë stafin prej 50 vitesh si pjesë e një procesori të gjerë ristrukturimi sipas The Wall Street Journal.
Vetë një vit më parë CEO i Disney Bob Chapek afroi pranë kompanisë veteranin Mike White për të udhëhequr ekipin në misionin për të gjetur mënyra interaktive sesi të tregonin historitë e Disney duke përdorur teknologjitë e reja.
Edhe pse pjesa tjetër e ekipi ka humbur vendin e punës, White do të mbetet pranë kompanisë.
Plani për të lançuar shërbime të ngjashme me Amazon Prime në Disney gjithashtu janë braktisur.
Chapek ishte optimist kur bëhej fjalë për të ardhmen e kompanisë në metaverse duke thënë se kompania duhej të shkëlqente në shkrirjen e eksperiencave dixhitale dhe fizike.
Por kompania ka qenë nën presion nga investitorët për të ulur kostot ndërsa kompania tha se do të shkurtonte 7 mijë vende pune. /CIO Albanian
The post Disney mbyll divizionin e metaverse appeared first on PCWorld Albanian.